Juan Roman Riquelme është zgjedhur presidenti i ri i Boca Juniors. Tifozët e “Los Xenezies” kanë zgjedhur ish-kapitenin dhe idhullin e tyre të madh si të parin e një prej klubeve më të dashura në Amerikën Latine.
Ish-“fantazisti” 45-vjeçar triumfoi përballë Andres Ibarras duke marrë 64% të votave të 43.367 anëtarëve. Të cilët votuan për zgjedhjen e Riquelmes në ambientet e stadiumit “Bombonera”.
Riquelme, i cili shkroi historinë si futbollist i Bocas, mbante postin e zv. presidentit prej dhjetorit të vitit 2019, periudhë gjatë së cilës skuadra historike nga Buenos Aires ka fituar 6 trofe, ndërkohë që me arritjen e fundit, ai është kthyer në presidentin me më shumë vota në historinë e futbollit argjentinas. /i.m /abcnews.al