Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan i ka kërkuar homologut të tij amerikan Antony Blinken që Uashingtoni të përdorë ndikimin e tij mbi Izraelin për të ndalur sulmet izraelite, tha një burim diplomatik turk.
Fidan i tha Blinken se situata në Gaza dhe Bregu Perëndimor po përkeqësohej për shkak të sulmeve izraelite.
“Fidan theksoi nevojën që Izraeli të ulet në tryezë pasi të arrihet një armëpushim i plotë, në mënyrë që të fillojë një proces që synon realizimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme të bazuar në një zgjidhje me dy shtete”,” theksoi burimi turk.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i tha Joe Biden të enjten se SHBA kishte një përgjegjësi historike për të arritur një armëpushim në Gaza./abcnews.al