Një 22-vjeçar nga Shkodra është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Stacioni”.
I riu u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt shumës 500 Euro për person emigrantë nga vendet e treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria në vendet e BE-së.
Automjeti që drejtonte 22-vjeçari u lokalizua në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, ku punonjësit e Policisë i dhanë urdhër për ndalim dhe mundën ta arrestojnë në hyrje të Gjirokastrës.
Nga kontrollet në automjet dhe nga veprimet e tjera procedurale rezultoi se ai po transportonte nga Shkodra në drejtim të Greqisë, 4 emigrantë nga vendet e treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria, në vendet e BE-së.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Mercedes Benz” dhe 2 celularë./abcnews.al