“Rusia do të parandalojë çdo ndërhyrje të huaj në zgjedhjet e ardhshme.”
Kështu u shpreh presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, shkruan Tass.
“Çdo ndërhyrje në punët e brendshme të Rusisë do të ndalet dhe do të shtypet, në përputhje me ligjin rus. Ne do të mbrojmë lirinë e popullit tonë, sovranitetin e tyre dhe të drejtën për të zgjedhur të ardhmen e tyre. Populli dhe vetëm populli i Rusisë janë burimi i vetëm i pushtetit në vendin tonë”, tha Putin në një takim me liderët e partive në dhomën e ulët të Dumës së Shtetit.
Ai shtoi se fushata parazgjedhore duhet të jetë konkurruese dhe zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë transparente dhe legjitime, duke respektuar procedurat demokratike./abcnews.al