Mot i ftohtë dhe acar/ Shqipëria përfshihet nga reshjet e dëborës dhe ngricat. E diela deri në -6 gradë

schedule15:51 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 15:51 - 15 Dhjetor, 2023

I ftohti parashikohet të përfshijë Shqipërinë  duke filluar nga dita e  shtunë. Kjo si pasojë e masave polare që do të deportojnë në  Gadishullin e Ballkanit  shpjegon  Lajda Porja  nga shërbimi “Meteoalb”.   Dita më e ftohtë do të jetë e diela ndërsa Qarku ku parashikohen vlerat më të ulëta të termometrit  Dibra.

“Dita e diel do të jetë dhe dita më e ftohtë ku presim vlera -6 gradë , Qarku i Dibrës vlerat më të ulëta më pas do të pasohet Korçën -4, -5 gradë.   Maksimalet përgjatë fundjavës  do regjistrojnë 13 gradë,  në Qarkun e Vlorës.”

Problematike  parashikohet  të jetë  parametri i erës.

“Erë e fortë mbi 60 km në orë që do të sjellë probleme me trafikun detar,  do të fryjë nga verilindja dhe do të bëjë që i ftohti të ndjehet më shumë”

Përmirësim i parametit të erës parashikohet duke nisur nga e marta kur pritet dhe rritje graduale e temperaturave  të ajrit.  Ndërsa reshjet e shiut dhe borës të pranishme në disa prej Qarqeve  pritet të largohen nga vendi mesditën e të shtunës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!