Hamasi u ka bërë thirrje njerëzve që të vazhdojnë “lëvizjen masive globale në solidaritet” me palestinezët në Gaza.
Në një deklaratë, grupi u bëri thirrje njerëzve “në të gjitha qytetet dhe kryeqytetet” anembanë botës që të dalin në rrugë dhe të “marshojnë në solidaritet me Gazën” të premten, të shtunën dhe të dielën, shkruan Al Jazeera.
Ai u bëri thirrje njerëzve të refuzojnë dhe të ekspozojnë “krimet e okupimit sionist kundër fëmijëve, grave dhe civilëve të pambrojtur” dhe të denoncojnë mbështetjen e SHBA-së dhe Perëndimit për sulmin izraelit.
“Le të vazhdojë kjo lëvizje globale në të gjitha format e saj, derisa agresioni nazist-sionist të marrë fund”, tha grupi./abcnews.al