Një djalë 17-vjeçar britanik, i cili u zhduk në Spanjë në vitin 2017, është gjetur në Francë. Alex Batty u gjet në qytetin Revel të mërkurën. Zyra e prokurorit në Toulouse tha se familja kishte konfirmuar identitetin e adoleshentit. Aleksi ishte zhdukur prej 6 vitesh pasi kishte shkuar me pushime me nënën dhe gjyshin e tij.
Nëna dhe gjyshi, të cilët nuk kanë kujdestarinë prindërore të Aleksit, nuk janë gjetur por janë në kërkim për zhdukjen e tij. Alex aktualisht është marrë nën kujdesin e shërbimeve sociale, në pritje të mbërritjes së policisë britanike dhe stafit konsullor.
Një burim policor i tha BBC se djali ishte dërguar në një stacion policie nga një shofer, i cili e kishte parë atë duke ecur përgjatë një rruge. Djali tha se kishte qenë në Francë për dy vjet, duke shtuar se ai kishte një ngjashmëri me foton e fundit të njohur të Aleksit. Ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore./abcnews.al