Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të shtunën do të mbyllet segmenti rrugor “Rrethrrotullimi Shkozë-Farkë e Madhe” në drejtimin Shkozë-Farkë pasi hidhet asfalti. Kahu tjetër i lëvizjes, Farkë-Shkozë do të jetë i hapur normalisht.Mjetet që lëvizin në drejtimin Shkozë-Farkë mund të shfrytëzojnë rrugën e vjetër.
Njoftimi i ARRSH:
⚠️Në vijim të punës në Lotin 3 të Unazës Lindore, ku do të fillojë shtrimi me asfaltbeton ? në nyjën e mbikalimit në Shkozë, ditën e shtunë, datë 16.12.2023, nga ora 06:00-22:00, do të bëhet bllokimi i qarkullimit në segmentin rrugor “Rrethrrotullimi Shkozë-Farkë e Madhe (nyja e Xhamisë)” në drejtimin Shkozë-Farkë.?️
?Ndërkohë kahu tjetër i lëvizjes, Farkë-Shkozë do të jetë i hapur normalisht.
?Mjetet që lëvizin në drejtimin Shkozë-Farkë, mund të shfrytëzojnë rrugën e vjetër ekzistuese për në Farkë.
?Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje.
/abcnews.al