Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, Ramë Beqiri ka treguar arsyen përse vendosi të ndryshojë mbiemrin e tij dhe ta vendoste Dardania.
Ai ka treguar se fillimisht e ka ndërruar në Kosovë dhe më pas ka vijuar me procedurat e zgjatura në Zvicër, duke thënë se nuk ka dëshirë të pajiset me pasaportë zvicerane, por synon që të ketë pasaportë shqiptare.
Por gjithashtu ai ka treguar se për zgjedhjen që ka bërë për ndërrimin e mbiemrit ka marrë kritika negative, por ka pasur edhe pozitive.
Për pikturat e artin tim nuk është folur shumë, për ndryshimin e mbiemrit ‘vloi’ rrjeti.
“Kritikat kanë qenë të ndryshme, ka pasur nga ato që më thonin se përse nuk ndryshova edhe mbiemrin”, ka treguar ai.
/abcnews.al/