Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Panik në një shkollë në Francë/ 12 vjeçarja kërcënon me thikë mësuesen

schedule18:07 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 18:07 - 13 Dhjetor, 2023

Një nxënëse 12 vjeçare ka shkaktuar panik në shkollën ku studion në Francën Perëndimore, pasi kërcënoi me thikë mësuesen e anglishtes gjatë orës së mësimit mëngjesin e së mërkurës.

Ngjarja ndodhi në kolegjin Hautes-Ourmes në jug të Rennes. Asnjë person nuk u lëndua ndërsa 12 vjeçarja u ndalua nga stafi i shkollës. Autoritetet nisën një hetim për vrasje të mbetur në tentativë.

“Gjatë mësimit ka mbajtur thikën drejt viktimës, e cila është larguar me vrap. Ajo e ndoqi viktimën përpara se stafi i shkollës ta ndalonte. Nuk ka të lënduar”, sqaroi prokuroria./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!