Kryetari i Parlamentit Europian, David Sassoli ka deklaruar se mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Ne mbështesim hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit me të dyja vendet. Edhe Komisioni Europian e mbështet këtë dhe në këto kushte e kemi të vështirë t’u shpjegojmë qytetarëve të këtyre dy vendeve përse po ua vonojmë këtë proces”, ka thënë Sassoli.
Ai ka shtuar se, kur BE u kërkon vendeve fqinje të bëjnë përpjekje shtesë për të ndryshuar dhe ata i realizojnë ato, është detyra e tij t’i vlerësojë këto përpjekje.
Deklarata e kreut të Parlamentit Europian vjen një ditë pasi presidenti francez Emanuel Macron konfirmoi përgjigjen negative të Francës për hapjen e negociatave.
Përveç se insistoi mbi nevojën e reformimit të procesit të zgjerimit, Macron theksoi se një tjetër motiv për refuzimin është numri i lartë i azilkërkuesve nga Shqipëria, të cilët përfitojnë nga lëvizja e lirë./abcnews.al