Operatori kryesor telefonik i Ukrainës goditet nga një sulm masiv kibernetik

schedule17:31 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 17:31 - 12 Dhjetor, 2023

Rrjeti kryesor celular i Ukrainës, Kyivstar, thotë se ka qenë objektivi i një “sulmi të fuqishëm kibernetik”. Sulmi i hakerëve shkaktoi pengesa të mëdha në komunikim në gjithë vendin dhe la miliona njerëz pa shërbime telefonike dhe të internetit mobil në vendin e shkatërruar nga lufta.

Sirenat e sulmit ajror në qytetin verilindor të Sumy gjithashtu nuk funksionuan si rezultat i ndërprerjes. Shefi ekzekutiv i Kyivstar la të kuptohej se Rusia mund të ishte përgjegjëse. Rrjeti Kyivstar vlerësohet të ketë rreth 24 milionë klientë celularë dhe një milion përdorues të internetit në shtëpi.

Një hetim është hapur nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU). “Një nga versionet që po hetohet aktualisht nga hetuesit e SBU është se shërbimet speciale ruse mund të qëndrojnë pas këtij sulmi kibernetik”, tha SBU. Rusia nuk ka komentuar dhe askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë./abcnews.al