Kërkesa e SPAK në Kuvend, a do votojnë deputetët e opozitës? Berisha: Mosbindja civile vijon

schedule15:26 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 15:26 - 12 Dhjetor, 2023

Në përfundim të mbledhjes me deputetët e tij mbështetës, nga kryesia e Kuvendit, Sali Berisha deklaroi edhe një herë se do të respektojë vendimin e Kuvendit cilido qoftë ai lidhur me kërkesën e SPAK për arrestij e tij.

“Vendimi i parlamentit, do respektohet nga unë. Theksoj, kushtetuetshmëria kërkon që parlamenti të ndryshojë ligjin, kushtetutën dhe të vendosë mos ketë mbrojtje për deputetët. Cilido qoftë vendimi, unë e pranoj.” tha Berisha, ndërsa theksoi se mosbindja civile në Kuvend do të vijojë.

“Asnjë ndryshim në strategjinë tonë të mosbindjes civile në parlament nuk do të ketë për shkak të kësaj cështje. Grupi nuk merr pjesë, ju e keni parë që opozita prej 6 javësh që nuk voton në Kuvend.” U shpreh Berisha, duke theksuar se nuk e ka marrë ende njoftimin nga Kuvendi për kërkesën e SPAK për arrestimin e tij.

“Nuk jam njoftuar nga Kuvendi, sigurisht që Kuvendi do më njoftojë.

Së pari do të lexoj vendimin zyrtar. Jam i siguritë që kryesia do më dorëzojë mua relacionin. Qëndrimi im është: baza e këtij qëndrimi është propzimi në 2012 për heqjen e cdo lloj imuniteti.

Do zbatoj vendimin e kuvendit, gjithë këtë e bëra me një qëllim që askush mos i marrë pushtetin parlamentit. Gjykatës të pandërgjegjshëm prokurorë politike i lejuan vetes të shkruajnë në tavolinë nene të kushtetutës,” përfundoi Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!