Gjykata e Hagës thërret si dëshmitar ministrin në largim të Kosovës

schedule15:45 - 17 Tetor, 2019

schedule 15:45 - 17 Tetor, 2019

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se ministri Abelard Tahiri është ftuar nga Gjykata Speciale për shkak të pozicionit institucional që e ka. Gjykata thirri javën e kaluar edhe 4 ushtarakë të tjerë të UÇK-së. Ministri i në largim i Drejtësisë, Abelard Tahiri, është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale në Hagë.

Zoti Tahiri tha se është ftuar nga gjykata speciale para dy javësh, në cilësinë e dëshmitarit. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka konfirmuar ftesën e gjykatës, ka thënë se ministri Tahiri është ftuar nga Gjykata Speciale për shkak të pozicionit institucional që e ka.

“Duhet të jetë intervistë qartësuese në procesin që po kalon Specialja”, tha Veseli.

Numri i personave të thirrur nga Gjykata e Hagës për intervistim ka vazhduar të rritet. Së fundi është thirrur edhe Salih Mustafa, i cili gjatë kohës së luftës së UÇK-së ka qenë epror i Zonës Operative të Llapit.

Ndërsa javën e kaluar, Gjykata e Hagës thirri edhe Fadil Bekën, Fatmir Sopin dhe Sejdi Veselin. Beka është ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, i njohur si kirurgu i UÇK-së./ABC News Albania 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!