Netanyahu bisedë telefonike me Putin, e kritikon për qëndrimin rus ndaj luftës në Gaza

schedule16:58 - 10 Dhjetor, 2023

schedule 16:58 - 10 Dhjetor, 2023

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Zyra e kryeministrit izraelit ka bërë me dije se Netanyahu ka kritikuar presidentin rus për qëndrimet e përfaqësuesve rusë në Kombet e Bashkuara dhe në forumet e tjera ndërkombëtare.

Rusia e mbështeti të premten një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që bënte thirrje për ndaljen e luftës së Izraelit në Gazë, e cila, megjithatë, u bllokua nga Shtetet e Bashkuara që përdorën veto.

Netanyahu, po ashtu, “shprehu kritika të ashpra për bashkëpunimin e rrezikshëm mes Rusisë dhe Iranit”, sipas komunikatës së zyrës së tij.

Izraeli është duke u përballur me kritika dhe thirrje për një armëpushim, sepse i ka vrarë mijëra palestinezë civilë dhe i ka zhvendosur gati 85 për qind të 2.3 milionë banorëve të Gazës brenda territorit të rrethuar, ku, sipas OKB-së, nuk ka mbetur me asnjë vend i sigurt për t’u strehuar.

“Secili vend që do të goditej nga një sulm kriminal e terrorist siç është goditur Izraeli, do të përgjigjej me po të njëjtën forcë që është duke e përdorur Izraeli”, thuhet në reagim.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!