Juventusi planifikon rinovime kontratash për disa prej lojtarëve. Momentalisht drejtori sportiv Fabio Paratici po tenton të bindë portierin Wojciech Szczesny, sikure raporton “Goal.com”. Synimi është që me polakun të nënshkruhet një kontratë e re e vlefshme deri në vitin 2024.
Portieri është i lumtur në Torino dhe paga e tij aktuale prej 3.5 milionë eurosh do të pësojë një rritje të lehtë. Më parë ai i ka thënë “jo” Manchester United dhe nuk shikohet të ketë ndonjë arsye të refuzojë rinovimin me Juventusin.
Bardhezinjtë kanë në plan të nënshkruajnë kontrata të reja edhe me lojtarë si Juan Cuadrado e Blaise Matuidi, por për momentin Paratici po nxiton të rinovojë me Szczesny. /abcnews.al