Kryeministri i Spanjës, njëkohësisht presidenti i Internacionales Socialiste, Pedro Sánchez, përshëndeti Kongresin e Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Në videomesazh Sánchez theksoi se “vitet e fundit Shqipëria është kthyer në një shembull progresi në rritjen ekonomike, drejtësinë sociale dhe me të drejtat dhe lirinë e të gjithë qytetarëve”.
“Në këtë rrugë drejt prosperitetit kontributi i PS-së ka qenë vendimtar nën drejtimin e mikut tim Edi Rama, nënkryetar i Internacionales Socialiste. Në emër të gjithë familjes së Internacionales Socialiste dhe në emrin tim dua t’ju jap të gjithë mbështetjen tonë për të vazhduar promovimin e agjendës transformuese për Shqipërinë”, theksoi Sánchez .
Kryeministri Sánchez u shpreh se “jam i sigurt se ky kongres do t’i shërbejë këtij propozimi dhe ju do të përfitoni prej tij, për t’i dhënë një shtysë të re projektit tuaj që është gjithashtu edhe i yni. Të njëjtën projekt të drejtësisë dhe progresit social që ndajmë ne socialistët nga të gjitha anët e botës, të njëjtin për të cilin luftojmë çdo ditë”.