Presidenti Bajram Begaj, uroi sot 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë. Begaj zgjodhi që këtë urim ta bëjë së bashku me studentët që kryen praktikën në Institucionin e Presidentit.
“Bashkë me studentët e shkëlqyer të Fakultetit të Drejtësisë, të Shkencave Sociale dhe Histori-Filologjisë, që kryen praktikën në Institucionin e Presidentit ju urojmë: Gëzuar Ditën e Rinisë! Energjia, pasioni dhe disiplina që ata treguan gjatë veprimtarisë së tyre si praktikantë, janë shpresëdhënëse për një Shqipëri më të mirë”, shkroi Presidenti në Facebook-un e tij.
Institucioni i Presidentit aplikoi për herë të parë zhvillimin e praktikave për studentë duke u bërë kështu pjesë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.
/abcnews.al