“Legjionarët” e Kombëtares shqiptare luajnë në grupin B, në Kampionatin Evropian të futbollit, teksa më 15 qershor do të luajë ndaj Italisë, më 19 qershor takohet me Kroacinë, ndërsa më 24 qershor me Spanjën.
Në një prononcim, të kohëve të fundit për mediat kroate, tajneri i Kombëtares sllovene, Matjaz Kek është pyetur edhe për shortin e Kampionatit Evropian të futbollit, ku ka folur me mjaft respekt për “legjionarët” tanë, ndonëse konsiderohet si jo favorite në Grupin B të “Euro 2024”.
“Nëse duhet të brengoset dikush, atëherë është dikush tjetër, jo Kroacia, që është e dyta dhe e treta në botë, finaliste e Ligës së Kombeve. Qartë se nuk është grupi më i lehtë për Kroacinë. Luani ndaj Spanjës e Italisë dhe kjo është motivuese për lojtarët. Por një gjë dua ta theksojë posaçërisht, Shqipëria nuk bën të nënçmohet. Shqipëria në grupin e saj ishte e para. Shqiptarët janë jashtëzakonisht të paparashikueshëm”,- është shprehur tekniku i Kombëtares sllovene. /i.m /abcnews.al