Prishtina nuk ia ka dalë t’i afrohet grupit të skuadrave kryesuese, pasi është ndalur në një barazim pa gola me Drenicën në shtëpi. Skuadra e drejtuar nga Armend Dallku u mundua shumë të realizonte golin që do t’i jepte tre pikët e plota.
Drenica nga krahu tjetër kishte shkuar në Prishtinë për të mos dalë pa pikë dhe ia ka dalë. Vendasit nuk kishin freskinë e duhur, por mund të kishin realizuar me Mankendën. Afrikani, pas një goditjeje këndi goditi shtyllën e miqve. Deri në fund asnjëra skuadër nuk shënoi dhe kështu Prishtina renditet në vendin e gjashtë, me 6 pikë më pas se Ballkani.
IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – Java 9
E mërkurë, më 16 tetor, ora 18:00
PRISHTINA -DRENICA 0-0
PRISHTINA: Bekaj, Thaqi, Bekteshi, Ibrahimi, Bardhoku, Miftaraj, Ahmeti (Hila 60’), Krasniqi (Shillova 76’), Abazi (Mankenda 60’), Korenica, Januzi. (Në dizpozicion: Haxho, Vitija, Boshnjaku, Uka). Trajner: Armend Dallku.
DRENICA: Ymeri, Osmani, Balde, Sykaj, Thaqi, Bejta, Bardhi, Hamiti, Elshani (Hysa 63’), Mëziu (Lladrovci 83’), 20. Harmon (Abazi 91’). Trajner: Tahir Lushtaku
Kartonë të verdhë: P. Balde, A. Thaqi
/abcnews.al