Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Humbja 5 me 1 nuk përsëritet më”, Allegri para sfidës ndaj Napoli: Na mungon vetëm një lojtar

schedule15:46 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 15:46 - 7 Dhjetor, 2023

Mbrëmjen e së premtes, “Bardhezinjtë” e Juventus do të presin në “Allianz Stadium”, kampionët në fuqi të Italisë, Napolin-n, në përballjen, që konsiderohet, si më e bukura e javës së 15-të të Serie A dhe objektivi i vetëm i “Zonjës së Vjetër” është të mos përsërisë disfatën 5 me 1, të sezonit të kaluar në mitikun napoletan, “Diego Aramando Maradona”.

Të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe teknikut, Massimiliano Allegri, i cili në konferencën për shtyp në virgjilje të sfidës është shprehur se pavarësisht vështirësisë së sfidës, ndaj “Bluve” kampionë, sërish lojtarët do të bëjnë maksimumin në fushën e blertë, teksa theksoi se përveç anësorit, Timothy Ëeah skuadra është e plotë për këtë përballje.

“Nga sezoni i kaluar Napoli-t i mungon vetëm Kim, megjithatë ajo ndeshje 5-1 nuk do të përsëritet më. Çdo përballje ka specifikat e veta. E dimë që do të jetë e vështirë dhe jemi përgatitur për ta përballuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Të gjithë lojtarët, përveç Ëeah, janë rikuperuar dhe janë gati të luajnë nga fillimi”,- tha fillimisht tekniku italian.



Më tej, gjatë konferencës, Allegri zbuloi edhe objektivin e “Zonjës së Vjetër”, për fazën e parë të sezonit, teksa shtoi se kërkon thjesht të përmirësohet në krahasim me vitin e shkuar, duke mos patur aspak prioritet shpalljen “kampion të dimirit”.

“Objektivi ynë është të bëjmë më shumë pikë se një sezon më parë. Vitin e kaluar e mbyllëm fazën e parë me 38 pikë, ndërsa tani kemi marrë 33. Kemi edhe 5 ndeshje, dy prej të cilave ndaj Napoli e Roma në ‘shtëpi’, por edhe tre transferta të vështira. Duhet të kalojmë shifrën 38 pikë për të thënë që jemi përmirësuar krahasuar me një vit më parë”,- u shpreh 56-vjeçari i pankinës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!