Këto dy gjashtë vjeçare as nuk kanë lindur dhe as nuk kanë jetuar jashtë vendit ndonëse kanë këtë komunikim në gjuhën angleze. Mia dhe Evi janë dy nxënëse të klasës së parë në shkollën “Servete Maçi” në Tiranë. Prej dy vjetësh anglishtja nis me uljen për herë të parë në banka, por shumë prej fëmijëve nuk kanë pritur shkollën për të mësuar.
Telefoni, televizori, kurset private kanë dhënë ndikimin e tyre.
Brezat kanë ndryshuar. Për disa nxënës, Entela Haka mësuese anglishte prej 17 vitesh, tregon se duhet të ndryshojë programin e shkollës.
Për njohjen e gjuhës angleze Shqipëria ka një përmirësim me dhjetë vende krahasuar me vitin e shkuar.
Kompania globale e arsimit “Education First” pas analizës së testeve të 2.2 milion të rriturve renditi vendin tonë të 39 ndër 113 shtete dhe vlerësoi se shqiptarët kanë njohuri mesatare në anglisht.
Por nëse përgatitja në të gjithë vendin vlerësohet me 533 pikë Tirana e tejkalon atë me 26 pikë duke kaluar në aftësi të larta./abcnews.al