Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës për drogë. Pëllumb kalaj u kap në flagrancë duke transportuar një çantë me kanabis për ta shitur në afërsi të shkollave dhe në lokalet e natës.
Ndalimi i tij teksa po udhëtonte me automjet është bërë në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”. Pas kontrollit të ushtruar, iu është gjetur çanta me kanabis me peshë rreth 2 kilogramë e 760 gramë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas do ta ndante në doza lëndën narkotike që transportonte, me qëllim shitjen e tyre në afërsi të shkollave dhe në lokalet e natës.
Lënda narkotike dhe automjeti tip “Ford Focus” u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./abcnews.al