Paulo Dybala mund ta rinovojë kontratën e tij me Juventusin në muajt e ardhshëm deri në vitin 2024, sikurse raportohet në lajmet e fundit rreth argjentinasit. Gjatë merkatos së verës për u fol shumë për një kalim te Manchester United apo dhe tek Tottenham, përpara se të refuzonte një kalim te PSG-ja.
25-vjeçari e ka shfaqur gjithmonë dëshirën për të qëndruar tek ‘Zonja e Vjetër’. Forma e tij në ndeshjet e fundit e ka detyruar trajnerin Sarri ta vendosë Dybalan në formacionin titullar. Sipas gazetarit Nicolo Schira të ‘La Gazzetta Dello Sport’, drejtuesit e Juves po mendojnë rinovimin e kontratës deri në 2024.
Gjithçka do të vendoset në javët në vazhdim ku do flitet dhe për pagën e argjentinasit, i cili do të mund të përfitojë një rritje page dhe të përfitojë deri në 9-10 milionë euro neto në sezon. /abcnews.al