Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Yellen: SHBA mund të jetë përgjegjëse për humbjen e Ukrainës nëse nuk miratohet ndihma në kongres

schedule09:31 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 09:31 - 6 Dhjetor, 2023

Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen thotë se SHBA-të mund të jenë përgjegjëse për humbjen e Ukrainës në luftën me Rusinë nëse kërkesa për të ndihmuar Kievin me financime nuk miratohet në kongres. Yellen tha se mbështetja ishte thelbësore dhe një parakusht për të mbajtur mbështetjen e FMN në Ukrainë.

“Unë kam biseduar me anëtarë të Kongresit, kolegët e mi kanë biseduar. Unë mendoj se ata e kuptojnë këtë, se kjo është një situatë e tmerrshme dhe ne mund ta mbajmë veten përgjegjës për humbjen e Ukrainës nëse nuk arrijmë t’ia çojmë këtë financim Ukrainës që nevojitet, duke përfshirë këtu mbështetjen direkte buxhetore sepse kjo është krejtësisht thelbësore,” tha Yellen.

Të martën, shefi i stafit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky tha se shtyrja e ndihmës së SHBA krijoi një “rrezik të madh” se Ukraina do të humbiste luftën e saj gati dyvjeçare kundër pushtimit të Rusisë./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!