Hidhet shorti i FA Cup, Arsenal-Liverpool supersfida e raundit të 1/32-ve

schedule16:56 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 16:56 - 5 Dhjetor, 2023

Kompeticioni më i vjetër në historinë e futbollit dhe padyshim, një ndër më spektakolarët, FA Cup, ka hedhur të hënën që sapo lamë pas, shortin për raundin e 1/32-ve, ku nuk kanë munguar surprizat dhe përballjet interesante.

Në këtë raund do të zbresin në fushën e lojës edhe “kollosët” e futbollit anglez, ku pa diskustimin më të vogël, “kryefjala” e këtij raundi është përballja Arsenal-Liverpool, me skuadrat që do të debutojnë në këtë sezon pikërisht përballë njëra tjetrës, në takim e planifikuar për datën 6 janar.

Manchester United, finalistët e sezonit të kaluar do të matin forcat përballë Wigan në transfertë, ndërsa Chelsea pret në shtëpi skuadrën e Preston, Tottenham do të presë në shtëpi skuadrën e Burnley, ndërsa kampionët në fuqi, Manchester City do të luajë ndaj Huddersfield.

Një tjetër sfidë interesante është ajo midis dy ekipeve të Premier League, Crystal Palace-Everton dhe gjithashtu në këtë raund spikatin përballje si, Stoke City-Brighton, Sunderland-Neëcastle apo edhe Brentford-Wolves. /i.m /abcnews.al