Një banesë në fshatin Derviçan të Dropullit u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të së martës.
Në momentin e zjarrit, në banesë ndodhej një 55-vjeçar, i cili është dëmtuar lehtë.
Dyshohet se zjarri ra për shkak të shkëndijave nga një sobë me dru.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e rënies së zjarrit./abcnews.al