Presidenti Recep Tayyip Erdoğan do të zhvillojë të hënën një vizitë dyditore në Katar me ftesë të Emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani.
Tema kryesore e vizitës janë zhvillimet rreth luftës në Gaza. Presidenti turk do të pritet nga Sheikh Tamim bin Hamad al Thani, emir i Katarit, ndërsa më pas do të takohet me liderë dhe delegacione.
Në axhendën e takimit mes Erdogan dhe Al Than është kërkesa për armëpushim të përhershëm në Gaza dhe dërgimi i ndihmave humanitare. Katari ka luajtur një rol kritik në lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në këmbim të të burgosurve palestinezë.
/abcnews.al



