Policia e Kosovës arrestoi këtë të premte Naim Murselin si të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murseli mbrëmjen e së mërkuës si edhe shtetasin Granit Plava nga Gjakova.
Dy të arrestuarit akuzohen për vrasje në bashkëpunium dhe inskenim të grabitjes. Sipas mediave në Kosovë, Plava, i cili ka pranuar vrasjen, ka deklaruar së Murseli i ka dhënë 30 mijë euro për krimin.
Liridona Murseli u vra me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës ndërsa ishte në makinë bashkë me burrin e saj dhe dy fëmijët. Bashkëshorti i saj pretendoi se ata ishin zënë pritë nga disa grabitës./abcnews.al