Shtohen paratë për drejtësinë e bujqësinë/ ‘Ekonomia’ rishikon shpërndarjen e fondeve për 2024, shtyhet ne 2026 rritja e taksës për qymyrin

schedule15:25 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 15:25 - 1 Dhjetor, 2023

Drejtësia do të marë më shume para për investime gajtë vitit të ardhshëm.Komisioni i ekonomisë miratoi nen për nen buxhetin duke i dhënë përparësi investimeve në godinat e gjykatave.

Relatorja  Blerina Gjylahmeti theksoi se mbështetja do të jenë për një sërë instituciones.

Fonde iu shtuan edhe ministrisë së Bujqësisë. Fokusi ka qenë parandalimi i përmbytjeve.

Ndërkohë në paketën fiskale komisioni i Ekonomisë ka pranuar kërkesën e kompanive të sektorit të industrisë së prodhimit të çimentos, çelikut dhe ferro-kromit, duke shtyrë për në korrik të 2026 afatin për të rritur taksën e karbonit për qymyrin.

Komisioni i ekonomisë  rrëzoi të gjitha amendamentet e bëra nga deputetë të partisë demokratike siç ishte ai i Enkeljed Alibeaj per ish-te perndjekurit politik, të deputetit Arbi Agalliu për rritjen e fondeve për ndihmën ekonomike  dhe indeksimin e pensioneve si dhe tw Oriola Pampurit për më shumë para për kompesimin e ish-pronarëve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!