Kryetarja e bashkisë shqiptare në Bosnje Hercegovinë, Elvira Dushi në një intervistë për gazetaren Linda Karadaku theksoi se përfshirja e shqiptarëve në kategorinë “Të tjerët” është një padrejtësi. Ajo thotë se detyra e saj si kryetare e bashkësisë shqiptare atje, është të ruajë gjuhën dhe kulturën shqiptare.
“Në Bosnje-Hercegovinë struktura shtetërore është e konstruktuar në mënyrë që tre popujt, kroatët, boshnjakët dhe serbët, krijojnë popullatën kryesore dhe në atë mënyrë organizohen. Të tjerët, ndër të cilët edhe bashkësia shqiptare, janë të futur në një kategori ‘Të tjerët’. Në këtë mënyrë është treguar një padrejtësi ndaj bashkësisë shqiptare sepse duke pasur faktin se këtu jetojmë me disa shekuj, disa gjenerata, ndihemi pak të lënë anash. Sa i përket luftës, natyrisht që e kemi ndjerë.
Kemi përjetuar edhe kërcënime prej anës serbe, ku nuk kemi pasur mundësi të largohemi edhe pse shanset për largim nga Sarajeva e mbyllur ka qenë zero, e sidomos me këto kërcënime ku jetët e shqiptarëve kanë qenë direkt të rrezikuara, sidomos pas ngjarjeve që kanë ndodhur vite përpara në Kosovë. Kështu që tani këtu ne jemi si një pjesë e integruar e shoqërisë. Detyra ime si kryetare e bashkësisë shqiptare në Bosnje është ruajtja e vlerave të popullit shqiptar, gjuhës dhe kulturës tone dhe promovimi në çdo mënyrë e bashkësisë që jeton këtu.”, theksoi ajo./abcnews.al


