Agjencitë e ndihmave humanitare po vazhdojnë të përfitojnë nga armëpushimi aktual për të ofruar ushqim dhe ujë për palestinezët. Janë rreth 1.7 milionë palestinezë të zhvendosur brenda vendit, shumë prej të cilëve janë zhvendosur në jug të Gazës larg luftimeve më intensive.
Mbipopullimi, mungesa e ushqimit, ujit dhe higjienës bazë po përshpejtojnë përhapjen e sëmundjeve në Gaza, sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Më shumë se 110,000 njerëz kanë infeksione akute të frymëmarrjes dhe mijëra të tjerë janë të prekur nga sëmundje si zgjebe, morra, skuqje të lëkurës, verdhëz, etj.
/abcnews.al