Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta në Gaza, Hamas kërkon të zgjasë afatin e armëpushimit

schedule07:50 - 27 Nëntor, 2023

schedule 07:50 - 27 Nëntor, 2023

Hamasi thotë se dëshiron të ketë një zgjatje të pauzës aktuale në luftimet në Gaza, një veprim që mund të rrisë numrin e pengjeve që lirohen. Sipas marrëveshjes aktuale, dita e fundit e armëpushimit është e hëna.

Në një deklaratë, Hamasi thotë se “po kërkon të zgjasë armëpushimin pas përfundimit të katër ditëve përmes përpjekjeve serioze për të rritur numrin e pengjeve të liruar siç përcaktohet në marrëveshjen e armëpushimit humanitar”.

Një zyrtar i lartë palestinez i njohur me negociatat që po zhvillohen në Katar i ka thënë BBC-së se Hamasi ka informuar ndërmjetësuesit se është i gatshëm të zgjasë pauzën me dy deri në katër ditë dhe se një zgjatje mund të sjellë lirimin e 20 deri në 40 të burgosurve izraelitë.

Sipas kushteve të pauzës aktuale, e cila filloi të premten, gjithsej 50 pengje izraelite do të lirohen për katër ditë në këmbim të 150 të burgosurve palestinezë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!