Buxheti 2024/ Komisioni i ekonomisë kërkon më shumë para për zjarrfikësit dhe gardën

schedule16:02 - 24 Nëntor, 2023

schedule 16:02 - 24 Nëntor, 2023

Deputetët e komisionit të ekonomisë  kanë  kërkuar më shumë para për rritjen e pagave të  zjarrfikësve dhe gardës.Kreu i komisionit të Ekonomisë  tha se këto kategori përballen me vështirësi në profesionin e tyre dhe parndaj meritojnë më shumë mbështetje

Ministri i financave dhe ekonomisë Ervin Mete sqaroi se fondet e pagave për kategoritë ndahen nga ministria e linjës dhe nuk detajohen në buxhet.

Më shumë fonde u kërkuan edhe për njësitë vendore edhe pse  për vitin 2024 janë parashikuar fonde  në masën 71.1 miliardë lekë, me një rritje prej 10.4% në raport me buxhetin e  këtij viti.

Shqyrtimi i kërkesava nga institucionet  për rishikim të  fondeve do të zgjasin deri në 30 nëntor  ndërsa në 7 dhjetor është parashikuar séance parlamentare për të kaluar buxhetin nen për nen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!