Një nga “themelet” e klubit zikaltër, Inter rinovon kontratën me Marotta

schedule15:14 - 24 Nëntor, 2023

schedule 15:14 - 24 Nëntor, 2023

Beppe Marotta ka rinovuar kontratën me Interin deri në vitin 2027.

Njoftimi u bë gjatë takimit të Boordit të Drejtorëve që u zhvillua në mëngjes në selinë e zikaltërve në Viale della Liberazione, me presidentin Steven Zhang të lidhur nga Kina.

Ndaj numri një i klubit donte të konfirmonte Marotta si CEO të zonës sportive pas kënaqësive të shumta sportive të arritura në vitet e fdundit dhe tani priten edhe rinovimet e kontratave të drejtorit sportive Piero Ausilio dhe zëvendësit të tij, Dario Baccin.

Marotta është një nga CEO-t më të suksesshëm të Europës, ku njihet më shumë për transferimet e bujshme që ai bën, sidomos ato me parametra zero. Te Juventus dhe tek Interi, Marotta ka bërë disa transferime të bujshme, por edhe ka qenë një nga kryesorët e klubit në lidhje me çështje të tjera të brendshme./h.ll/abcnews.al