Sado që e keni të vështirë ta besoni, është një realitet. Xiang Xiang Zheng poston video të drejtpërdrejta në Douyin, versioni kinez i TikTok, duke shfaqur produkte të ndryshme për vetëm tre sekonda secila. Dhe kështu, thjesht, ajo mbledh 100 milionë juanë (14 milionë dollarë) çdo javë.
E reja ndjek një qasje krejtësisht të ndryshme, ndërsa sekreti i saj është fytyra e saj pa shprehje dhe teknika e shitjes ‘rrufe’ të shpejta që përdor. Gjatë ‘live’, dikush i kalon Zheng një kuti, ajo e merr produktin dhe i përmend çmimin, e shtyn mënjanë dhe kaq.
Influencer Xiang Xiang Zheng has made headlines after making $18.2m showcasing these products for not more than 3 seconds?. She also gained over a million followers in less than a week.
What type of marketing would you call this? Let us know??#marketing #tech #Innovation pic.twitter.com/MvxKuIkJdj
— Smart Foundry (@SmartFoundry_) November 20, 2023
Zheng Jiang Jiang ka qenë në hapësirën e transmetimit të drejtpërdrejtë që nga viti 2017, por popullariteti i saj është rritur në qiell muajt e fundit. Në fakt, pak ditë më parë ajo arriti pikën e 1 milion ndjekësve.
Pas suksesit të saj, platforma prezantoi një rregull për të parandaluar rastet e kopjimit. Kështu që nga 27 tetori, ajo ndaloi shitësit të shfaqin produkte pa dhënë disa informacione bazë rreth tyre. Ata që shkelin kufizimet përballen me gjoba apo edhe mbyllje të llogarive./abcnews.al