Më shumë se gjysmë milioni njerëz në BE kanë humbur jetën si pasojë e ndotjes së ajrit gjatë 2021. Studiuesit nga Agjencia Europiane e Mjedisit (EEA), tha se 253,000 mijë persona humbën jetën si pasojë e grimcave të imëta të njohura si PM2.5, ndërsa 52,000 të tjerë si pasojë e niveleve të larta të dioksidit të azotit dhe 22,000 nga ekspozimi afatshkurtër ndaj niveleve të tepërta të ozonit.
“Shifrat e publikuara nga EEA sot na kujtojnë se ndotja e ajrit është ende problemi numër një i shëndetit në BE,” tha Komisioneri i Mjedisit i BE-së Virginius Sinkevičius.
Mjekët thonë se ndotja e ajrit është një nga ‘vrasësit’ më të mëdhenj në botë. Midis 2005 dhe 2021, numri i vdekjeve në BE ra me 41%. Parlamenti Europian votoi në shtator për të harmonizuar rregullat e BE-së me kufijtë e OBSH-së, por vendosi ta shtyjë këtë deri në vitin 2035.
Djegia e lëndëve djegëse fosile, makinat dhe rritja e kafshëve lëshojnë vëllime të mëdha të gazeve toksike dhe grimcave të dëmshme.
Më e vogla nga këto grimca, e njohur si PM2.5, mund të kalojë në qarkullimin e gjakut, ku përhapet nëpër trup dhe dëmton organet nga truri në organet riprodhuese.
/abcnews.al