Ministri i jashtëm Italian, Antonio Tajani, gjatë një takimi ndërqeveritar në Berlin, u ndal tek situata në Ballkanin Perëndimor.
Tajani u shpreh qartë se Ballkani është prioritet për Italinë dhe se nuk mund ta lënë në duart e Rusisë, Arabisë Saudite apo Kinës.
“Ballkani është një prioritet për ne. Prania e Italisë dhe Gjermanisë në Ballkan duhet të bëhet pjesa kryesore e veprimit tonë drejt Lindjes. Ne nuk mund ta lëmë Ballkanin në duart e Rusëve, Turqisë, Arabisë Saudite apo kinezëve. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për një prani të madhe industriale në Evropë dhe kjo varet nga vendet e mëdha të industrializuara. Ne duhet t’i afrojmë këto vende me Bashkimin Evropian”, tha ministri i Jashtëm Antonio Tajani gjatë takimit ndërqeveritar Itali-Gjermani në Berlin.
/abcnews.al/