Sekretari i Jashtëm i britanik është takuar me kryeministrin izraelit në Knesset në Jerusalem.David Cameron dhe Benjamin Netanyahu diskutuan konfliktin dhe marrëveshjen e përkohshme të armëpushimit.
Netanyahu tha se ka “shumë sfida” për lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi.
“Ne shpresojmë të lirojmë grupin e parë dhe pas kësaj, gjithë të tjerët”, tha ai.
“Ne do të vazhdojmë me qëllimet e luftës, dhe për të shkatërruar Hamasin, sepse Hamasi tashmë ka deklaruar se do të bëjë të njëjtën gjë sërish. Ky është një sekt që mbron gjenocidin.”
Cameron reflektoi mbi vizitën e tij në Kibbutz Be’eri më herët sot, duke i thënë Netanyahu se donte të shihte se çfarë ndodhi në “sulmin e tmerrshëm” dhe Mbretëria e Bashkuar qëndron me Izraelin.
“Sot, sigurisht, është e rëndësishme që të flasim për armëpushimin e mundshëm humanitar,” shtoi ai, duke thënë se ishte një “mundësi e nevojshme” për të liruar pengjet dhe për të dërguar ndihma në Gaza.
/abcnews.al