BE zhbllokon fondet për Hungarinë, i jep 900 milion euro

schedule14:51 - 23 Nëntor, 2023

schedule 14:51 - 23 Nëntor, 2023

Bashkimi Europian miratoi sot 900 milionë euro për Hungarinë si pjesë e fondeve të ngrira të rimëkëmbjes, në mënyrë që të kapërcejë veton e Budapestit për të ndihmuar Ukrainën.

Vendimi i sotëm i Komisionit Europian për të miratuar planin e rimëkëmbjes së Hungarisë tani duhet të miratohet nga vendet e tjera të BE-së, ndoshta gjatë bisedimeve mes ministrave të financave të 27 vendeve anëtare më 8 dhjetor.

Zyrtarët e BE-së thanë se plani i rimëkëmbjes i Hungarisë ka një vlerë totale prej 10.4 miliardë euro gjatë disa viteve.

Vendimi për zhbllokimin e fondeve vjen përderisa kryeministri hungarez, Viktor Orban, një kritik i BE-së që shpesh grindet me liderët e BE-së lidhur me nivelin e sundimit të ligjit në shtetin e tij  ka kërcënuar se do të pengojë ambiciet e Ukrainës që të anëtarësohet në bllok dhe planet e BE-së për t’i dhënë ndihmë Kievit në vlerë prej 50 miliardë eurosh.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!