Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu zhvilloi një takim me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron në Tel Aviv.
Pas takimit, Netanyahu foli edhe për marrëveshjen e Hamasit për lirimin e pengjeve, shkruan Al Jazeera.
Ai theksoi se ende ka sfida në lidhje me këtë.
“Ne shpresojmë të nxjerrim pengjet tanë, ka shumë sfida në rrugë. Ne shpresojmë të nxjerrim grupin e parë dhe pas kësaj, ne jemi të përkushtuar që t’i nxjerrim të gjithë jashtë”, u shpreh kryeministri Netanyahu./abcnews.al