Rritet numri i emigrantëve në Britani, 672,000 raportohet të kenë hyrë në vend deri në qershor 2023

schedule13:58 - 23 Nëntor, 2023

schedule 13:58 - 23 Nëntor, 2023

Migrimi neto gjatë një viti në Mbretërinë e Bashkuar u rrit në 672,000 njerëz deri në qershor 2023, sipas shifrave zyrtare, nga 607,000 njerëz në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Publikimi i shifrave është një tjetër goditje për kryeministrin britanik Rishi Sunak, i cili ka premtuar të frenojë imigracionin në vend ndërsa ai shkon në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm.

“Ndonëse është shumë herët për të vlerësuar nëse ka fillimin e një tendence rënëse, këto vlerësime të fundit tregojnë një ngadalësim të imigracionit (flukset hyrëse) dhe një rritje të emigracionit (daljet)”, raporton Zyra e Statistikave Kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar.

Niveli i lartë i imigracionit legal ka dominuar peizazhin politik britanik për më shumë se një dekadë dhe ishte një nga forcat shtytëse pas referendumit të 2016-ës që rezultoi në daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian.

Më shumë se dyfishimi i numrit prej 329,000 personave të regjistruar në 2015 dhe përpara Brexit mendohet të jetë një pengesë  e madhe në radhët e Partisë Konservatore të Rishi Sunak vetëm disa muaj para zgjedhjeve.

Numri i emigrantëve që kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe presioni mbi shërbimet publike do të jenë gjithashtu një nga çështjet kryesore për votuesit.

Megjithëse theksi i Rishi Sunak kohët e fundit ka qenë në reduktimin e imigracionit të paligjshëm, ai gjithashtu kërkon të zvogëlojë numrin e emigrantëve që mbërrijnë legalisht në Mbretërinë e Bashkuar, por mungesat e fuqisë punëtore në disa sektorë së bashku me nevojën për të strehuar ata që vijnë nga Ukraina dhe Hong Kongu nën marrëveshje të veçanta vizash e kanë përkeqësuar problemin.

Shifrat e fundit neto të migracionit përbëhen nga migrantët që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar për të punuar në sektorët e shëndetësisë dhe mirëqenies.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!