Udhëheqësi grupit libanez Hezbollahu, Hassan Nasrallah zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian të enjten në Liban.
Nasrallah shprehu “gatishmërinë e rezistencës në fronte të ndryshme”, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e Iranit, shkruan CNN.
Hezbollah deklaroi se Nasrallah dhe Abdollahian diskutuan mundësitë ekzistuese në lidhje me rrjedhën e ngjarjeve dhe përpjekjet për të ndaluar agresionin izraelit në Gaza.
Amir-Abdollahian u takua gjithashtu të mërkurën në Liban me zyrtarë të Hamasit dhe të Xhihadit Islamik Palestinez.
Ministri i Jashtëm iranian është nisur për në Doha, kryeqytetin e Katarit, pas takimeve të zhvilluara në Bejrut./abcnews.al