Sulmuesi i Lazio “preja” e re e grabitësve, hajdutët vjedhin sende me vlerë 70 mijë euro në shtëpinë e sulmuesit italian

schedule17:36 - 22 Nëntor, 2023

schedule 17:36 - 22 Nëntor, 2023

Vjedhjet e shtëpive të futbollistëve janë kthyer në “modë” prej kohësh. I fundit që e ka pësuar është Mattia Zacagni, sulmuesi i “shqiponjave” romane të Lazio dhe Kombëtares së “të kaltërve” të Italisë.

Gjatë mbrëmjes së të martës, hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e 28-vjeçarit italian, duke grabitur para dhe sende me vlerë, teksa çifti dhe djali i tyre nuk gjendeshin në apartament gjatë ngjarjes së hidhur në kryeqytetin italian.

Zacagni ka denoncuar menjëherë në polici, aty ku ka theksuar se grabitësit i kanë vjedhur në total rreth 70 mijë euro, ku përfshihen bizhuteri të shtrenjta dhe sende të tjera me vlerë të konsiderueshme. /i.m /abcnews.al