Putin në samitin e G20: Duhet të mendojmë se si ta ndalojmë tragjedinë në Ukrainë

schedule15:19 - 22 Nëntor, 2023

schedule 15:19 - 22 Nëntor, 2023

Presidenti rus, Vladimir Putin i tha G20 të mërkurën se ishte e nevojshme të mendohej se si të ndalohej “tragjedia” e luftës në Ukrainë dhe shtoi se Moka nuk ka refuzuar kurrë për të marrë pjesë në bisedimet e paqes me Kivein.

Vendimi i Putinit për të dërguar trupa në Ukrainë në shkurt 2022 shkaktoi konfliktin më vdekjeprurës të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore dhe konfrontimin më të rëndë midis Rusisë dhe Perëndimit që nga thellësia e Luftës së Ftohtë, shkruan Reuters.

Duke iu drejtuar udhëheqësve të G20-ës për herë të parë që nga fillimi i luftës, shefi i Kremlinit tha se disa liderë kishin thënë në fjalimet e tyre se ishin të tronditur nga “agresioni” i vazhdueshëm i Rusisë në Ukrainë.

“Po, sigurisht, veprimet ushtarake janë gjithmonë një tragjedi,” tha Putin në takimin virtual të G20 të thirrur nga kryeministri indian Narendra Modi, kryesuesi aktual.

“Dhe sigurisht, ne duhet të mendojmë se si ta ndalojmë këtë tragjedi. Meqë ra fjala, Rusia nuk ka refuzuar kurrë bisedimet e paqes me Ukrainën”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!