Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka përshëndetur marrëveshjen e arritur nga Izraeli dhe Hamasi, me ndërmjetësimin e Katarit dhe mbështetjen e Egjiptit dhe SHBA-ve. Ai e cilësoi marrëveshjen si një hap në drejtimin e duhur po shtoi se “duhet bërë shumë më tepër”.
Siç raportojnë mediat e huaja, këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Guterres, Farhan Haq, duke siguruar se “Kombet e Bashkuara do të mobilizojnë të gjitha kapacitetet e tyre për të mbështetur zbatimin e marrëveshjes dhe për të maksimizuar ndikimin pozitiv në situatën humanitare në Gaza”.
Marrëveshja për armëpushimin 4 ditor dhe lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë u arrit pas 5 javësh bisedimesh të tensionuara mes palëve dhe ndërmjetësve të Katarit dhe Egjiptit. Ndërkombëtarët e cilësuan si një hap drejt përfundimit të luftës./abcnews.al