Spitali indonezian i Gazës është transformuar nga “një qendër për ofrimin e shërbimeve mjekësore në një varr masiv”.
Kështu u shpreh një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza të kontrolluar nga Hamasi, shkruan CNN.
Duke cituar shefin e departamentit të infermierisë së spitalit, zëdhënësi deklaroi se ka kufoma në të gjitha departamentet dhe kanë humbur shumë jetë për shkak të mungesës së furnizimeve.
“Janë 60 trupa para morgut”” tha zëdhënësi, duke shtuar se ata do të varrosen në oborret brenda spitalit./abcnews.al