Interi ka dy dëshira të mëdha për sezonin e ardhshëm. Një italian dhe holandez janë preferencat e Antonio Contes sipas raportimeve të Corriere dello Sport. Trajneri zikaltër dëshiron në ekipin e tij Gaetano Castrovillin dhe Donny Van De Beek.
Drejtuesit e Interit nuk do e kenë aspak të thjeshtë dhe operacionet pritet të jenë të komplikuara. Fiorentina “blindoi” para disa ditësh 22-vjeçarin e talentuar, i cili rinovoi deri në vitin 2024.
Ndryshe qëndron situata e mesfushorit ofensiv të Ajaksit. Konkurrenca për shërbimet e tij pritet të jetë e madhe, por Interi do të luajë shanset e veta. Conte e cilëson Van De Beek lojtar perfekt për skemat e tij dhe Marotta do të bëjë maksimumin për të transferuar lojtarin e kombëtares holandeze në San Siro. /abcnews.al