VIDEO/ I njëjti talent si i babait, Quaresma Jr realizon supergol

schedule10:54 - 21 Nëntor, 2023

schedule 10:54 - 21 Nëntor, 2023

11 vjeç dhe emri i tij po përflitet shumë në Portugali, ashtu si babai i tij dikur.

Një emër i rëndë sa historia, pasi Ricardo Quaresma është një nga yjet e Portugalisë, një nga më të mirët në historinë e këtij kombi.

Me një teknikë që do ta kishin zili të gjithë lojtarët sot, një talent që e kishte vetëm Quaresma, askush tjetër në Europë. Çudirat që ai realizonte në fushë, i bënte të gjithë të qëndronin me gojë hapur.

Edhe i biri duket se është në ujërat e të atit. Ricardo Quaresma Jr, lojtar i akademisë të Sporting Lisbonës prej 2 vitesh, u sigurua t’u kujtonte të gjithëve se dinastia vazhdon, në mënyrën më mbresëlënëse.

Sporting priti Benfikën në derbin e madh për kampionatin U-13 me “luanët” duke gëlltitur “shqiponjat”, duke i mposhtur me rezultatin e thellë 7-1 dhe Quaresma Jr shënoi golin e tretë me stil gërshërë të jashtëzakonshëm./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!