Ka përfunduar me rezultatin, 0 me 0 pjesa e parë, në mitikun “Air Albania”, mes “legjionarëve” tanë dhe përfaqësueses së Ishujve Faroe, sfidë kjo e vlefshme për ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.
Mirëpo, ky barazim ka mjaftuar, që “shqiponjat” tona ta mbyllin në vendin e parë të grupit E, këtë “aventurë”, në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku për herë të dytë në histori “Legjionarët” tanë sigurojnë një vend në fazën e grupeve të një kompeticioni madhor të Kombëtareve.
Menjëherë pas përfundimit të sfidës, tifozët e pozicionuar në sheshin “Skënderbej” kanë marrë rrugën drejt stadiumiut “Air Albania” aty, ku pritet të zhvillohet një festë madhështore, në kuadër të arritjes fantastike të Kombëtares. /i.m /abcnews.al